Besëlidhja është skuadra e parë finaliste e play off-it në basketboll për meshkuj. Lezhjanët fituan 95-79 ndaj Vllaznisë në gjysmëfinalen e tretë, duke fituar 3-0 serinë e ndeshjeve.
Sfida e tretë, luajtur në “Asllan Rusi”, nisi më mirë për miqtë nga Shkodra, që udhëheqin 44-39 deri në fund të pjesës së parë. Por loja ndryshon kah në periodën e tretë.
Besëlidhja shkëputet gradualisht e fiton pa shumë vështirësi 95-79, duke shkuar në finale, ku do të mbrojë titullin kampion. 6 basketbollistë të Besëlidhjes realizuan mbi 10 pikë.
Në gjysmëfinalen e tretë mes Teutës dhe Apolonisë, skuadra durrsake fitoi 82-81 në sekondat e fundit, ashtu sikurse ndodhi edhe në takimin e parë. Tashmë Teuta udhëheq 2-1 me ndeshje.
Një ndeshje e vendosur në kohën shtesë, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Powell me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për Teutën. Sfida e katërt do të luhet në Fier.
Gjysmëfinale-Meshkuj
Nd.1, Teuta – Apolonia, 83-82
Nd.1, Besëlidhja – Vllaznia, 78-65
Nd.2, Apolonia – Teuta, 83-71
Nd.2, Vllaznia – Besëlidhja, 74-92
Nd.3, Teuta – Apolonia, 82-81 (2-1)
Nd.3, Besëlidhja – Vllaznia, 95-79 (3-0)
Nd.4, Apolonia – Teuta