Trepça - Sigal Prishtina, sfidë e nxehtë

Basketboll

Trepça - Sigal Prishtina, sfidë e nxehtë

Më: 25 prill 2025 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

“Play-off”-i i Superligës po vazhdon me spektakël.

Ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale dhuruan spektakël të basketbollit, derisa palestrat janë të mbushura për të hijeshuar edhe më shumë garat shtesë të elitës së basketbollit.

Dramë dhe adrenalinë kishte në sfidat gjysmëfinale, ku seria është 1:1, derisa në fundjavë zhvillohen ndeshjet e treta.

Palestra “Minatori” sërish do të jetë arenë e një super derbi, ku ndeshen Trepça dhe Sigal Prishtina.

‘Xehetarët’ fituan ndeshjen e parë 80:65, kurse ‘bardhekaltrit’ ndeshjen e dytë 90:83 pas vazhdimeve. Të dy skuadrat hyjnë për fitore dhe për të bërë një hap drejt finales.

Në Prizren zhvillohet dueli tjetër ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, ku sfida është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Takimi i parë përfundoi me fitoren e prizrenasve 81:61, kurse i dyti me fitoren e pejanëve 84:79.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, derisa për tu shpallur kampion nga ky edicion është me katër fitore.

Orari

Gjysmëfinalet III

E shtunë

19:00 Trepça-Sigal Prishtina

E diel

19:00 Bashkimi-Peja

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat