Bashkimi kokulur në finalen e tretë, Trepça në epërsi të fitoreve

Basketboll

Bashkimi kokulur në finalen e tretë, Trepça në epërsi të fitoreve

Nga: K.G. Më: 11 maj 2025 Në ora: 21:00
Pamje nga një ndeshje

Trepça a Mitrovicës e ka lënë gojëhapur Bashkimin në Prizren, duke e mposhtur me rezultat 88:71 (17:15, 20:17, 24:13, 27:26).

Mitrovicasit ishin më të mirë dhe me meritë ia dolën në finalen e tretë të play-off-it të Kampionatit të Kosovës.

Trepça tani udhëheq në seri të fitoreve 2:1.

Ekipi që shënon ka tër fitore do të shpalelt kampion i Kosovës.

Bashkimi tani ka presionin, ndërsa Trepça është më e qetë pas këtij triumfi.

Në minutën e 37-të Trepça ishte në epërsi me 16 pikë (80:64), kjo ishte dëshmi e dominimit të ekipit udhëtues dhe fitores me 88:71.

Ndeshjen e përcollën rreth 2500 shikues.

Te Trepça u dalluan Junior Madut me 16 pikë, Michael Charles Myres Jr 13, Michael Green Ill 13,  dhe të Bashkimi më efikasi është Michael Green Ill me 14 pikë.  
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat