Trepça angazhon qendrën Shawn Jones

Basketboll

Trepça angazhon qendrën Shawn Jones

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 07:07
Shawn Jones

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça ka nisur me përforcimet për sezonin 2025/26.

Përforcimi i parë i ekipit nga Mitrovica, është qendra Shawn Jones, amerikani me pasaportë kosovare.

Jones ka firmosur me Trepçën, ekip që tashmë e ka prezantuar por nuk ka dhënë detaje sa i përket kontratës së tij, do të jetë për një vit apo për garat evropiane.

Basketbollisti i gjatë 203 centimetra, ka përvojë të madhe në Evropë kurse pritet ta ndihmoj shumë Trepçën, që do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Gjatë karrierës, Jones ka luajtur në Itali, Slloveni, Izrael e Poloni, ndërsa nuk i kanë munguar as trofetë.

Në verën e vitit 2016, Jones u natyralizua nga Federata e Basketbollit të Kosovës dhe u pajis me pasaportë, ku deri më tani ka zhvilluar disa ndeshje për “Dardanët”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat