Derbi i kryeqytetit

Basketboll

Derbi i kryeqytetit

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 14:53
Tirana

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj do të nisë sot edicionin 2025-2026.Një kampionat i përbërë nga një kategori e vetme, me 12 ekipe pjesëmarrëse.

Ndeshja hapëse e javës së parë do të jetë sot në mbrëmje, në orën 19:00 në sallën “Farie Hoti”, aty ku Tirana vendëse do të presë Fierin.

Më tej e diela rezervon tri sfida, Skënderbeu-Apolonia (12:00), Kamza-Teuta (18:00) dhe Pogradeci- Elbasani (18:00).

Dy takimet e tjera do të luhen të hënën, Vllaznia-Flamurtari (18:00) dhe Partizani-Besëlidhja (18:30).

Ndërkohë sot do të zhvillohet edhe ndeshja e mbetur e javës së parë në kampionatin e femrave, derbi i kryeqytetit ndërmjet Tiranës dhe Partizanit.

Kjo përballje do të luhet në orën 17:00 në “Farie Hoti”.

Kujtojmë që java e parë u hap të enjten me ndeshjen Flamurtari-Studenti në Vlorë, sfidë e fituar nga vendëset me rezultatin 69-50.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat