Oklahoma pëson ndalesën e parë në kampionat

Basketboll

Oklahoma pëson ndalesën e parë në kampionat

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 11:32
Pamje nga ndeshja

Ekipi kampion i Oklahoma pësoi sot humbjen e parë sezonale në NBA, pasi u mund 121-119 nga Portland.

Ndeshje e hapur deri në fund, ku për vendasit tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë (Avdija me 26 pikë e 10 rebound më i miri). Për Oklahoma nuk mjaftuan 35 pikët e Shai.

Në Perëndim, ngjit shkallët në renditje skuadra e Lakers, që mundi 118-116 San Antonio në sekondat e fundit. Doncic me 35 pikë e 13 asist ishte lider në fushë për Lakers.

Fitore të rëndësishme korr skuadra e Cleveland, që falë 46 pikëve të Donovan Mitchell mundi 132-121 Philadelphia.

Rikthehet te fitorja ekipi i Boston, që mundi 136-107 Washington, sfidë ku u dallua Jaylen Brown me 35 pikë. Zhgënjen ekipi i Golden State, që u mund 121-116 nga Sacramento. DeRozan me 25 pikë e Westbrook me një “triple double” (23 pikë, 16 rebound, 10 aaist) i dhanë fitoren Kings.

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – Philadelphia, 132-121

Detroit – Utah Jazz, 114-103

Indiana – Brooklyn, 103-112

Boston – Washington, 136-107

New York – Minnesota, 137-114

Memphis – Houston, 109-124

Dallas – New Orleans, 99-101

Denver – Miami, 122-112

Lakers – San Antonio, 118-116

Portland – Oklahoma, 121-119

Sacramento – Golden State, 121-116

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat