Besëlidhja dominon Superligën

Basketboll

Besëlidhja dominon Superligën

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 20:17
Pamje nga ndeshja

Është rikthyer sot Superliga në basketboll për meshkuj (java 8) pas ndeshjeve të kombëtares dhe Besëlidhja kampione fiton thellë 94-47 ndaj Vllaznisë, duke qëndruar e pamposhtur.

Suksesi i 8-të për kampionët në po kaq takime të luajtura, duke dominuar në fushë, ndeshje ku u dallua kolektiviteti (5 lojtarë mbi 10 pikë).

Pa shumë vështirësi fiton edhe Teuta, që në fushën e saj mundi 90-71 Fieri Basket. Skuadra durrsake u shkëput 28-8 që në periodën e parë dhe e ruajti këtë avantazh deri në fund. Memcaj me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, ndërsa 27 pikët e Picard për fierakët mbetën për statistikë.

Fitoren e parë në kampionat korri Pogradeci, që mundi 93-74 në Vlorë skuadrën e Flamurtarit. Një përballje mes dy ekipeve më të dobta në renditje, por në fund liqenorët (Taylor 30 pikë e 13 rebound) arritën të dalin fitues dhe marrin suksesin e shumëpritur, ndërsa vlonjatët janë ende në fund.

Apolonia qëndron në vendin e dytë pas fitores 111-80 në fushën e Elbasanit, duke u rikthyer te suksesi. Edhe pse vendasit e nisën mirë ndeshjen, shpejt miqtë nga Fieri marrin frenat e lojës në dorë, duke u shkëputur e merituar fitoren. Quincy me 26 pikë u dallua për Apoloninë, mbështetur edhe nga Campbell me 22 pikë.

Superliga-Meshkuj, Java e 8-të

Elbasani – Apolonia, 80-111

Vllaznia – Besëlidhja, 47-94

Teuta – Fieri Basket, 90-71

Flamurtari – Pogradeci, 74-93

Kamza Basket – Skënderbeu, 7 dhjetor

Tirana – Partizani, 7 dhjetor

Renditja: Besëlidhja 16 pikë, Apolonia 15 pikë, Teuta 14 pikë, Tirana 13 pikë, Vllaznia 13 pikë, Kamza Basket 11 pikë, Skënderbeu 11 pikë, Fieri Basket 10 pikë, Elbasani 10 pikë, Pogradeci 9 pikë,  Partizani 8 pikë, Flamurtari 7 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat