Nga Kosova marrin pjesë Bashkimi, Peja 03 dhe Prishtina në Ligën Unike

Basketboll

Nga Kosova marrin pjesë Bashkimi, Peja 03 dhe Prishtina në Ligën Unike

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 15:18
Peja 03

Mesjava do të shënojë fillimin e edicionit të ri në Ligën Unike në konkurrencën e femrave.

Edhe në këtë edicion do të marrin pjesë gjashtë skuadra, tri nga Kosova dhe tri nga Shqipëria. 

Nga Kosova do të marrin pjesë Bashkimi, Peja 03 dhe Prishtina, ndërsa në anën tjetër nga Shqipëria pjesëmarrës janë Flamurtari, Partizani dhe Tirana. 

Nga gjashtë skuadra, në “Play-off” do të kualifikohen katër më të mirat për titullin e kampionit, ku në këtë vit do të mbahet në Kosovë në mars të vitit të ardhshëm.  

Të mërkurën do të ndeshen Bashkimi me Partizanin në Prizren, derisa në Vlorë ndeshen Flamurtari me Peja 03. Prishtina-Tirana zhvillohet më vonë. 

Kampion aktual është Flamurtari i Vlorës, që në finale kishte mundur Peja 03.

Liga Unike Femrat-Java 1
E mërkurë 

15:30 Bashkimi-Partizani 
17:00 Flamurtari-Peja 03
Prishtina-Tirana (zhvillohet më vonë)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat