Bashkimi lëshon biletat në shitje, një biletë 3 deri 15 euro 

Basketboll

Bashkimi lëshon biletat në shitje, një biletë 3 deri 15 euro 

Nga: K.G. Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 19:27
Pamje nga ndeshja

Bashkimi i Prizrenit, lider i Superligës së Kosovës në basketboll, nesër (18.45) do të përballet me rivalin e vjetër, Trepçën e Mitrovicës.

Ndeshja është e vlefshme e javës së 10-të.

Bashkimi kryeson me 16 pikë, ka tre më shumë se Trepça në pozitën e tretë, kjo e fundit ka një ndeshje më pak.

“Bashkimi - Trepça – biletat në shitje nesër! 

Tifozë, mNesër, nga ora 12:00, fillon shitja e biletave para palestrës “Sezai Surroi”!

Çmimet:

Biletë e rregullt – 3€
VIP – 15€

(Çdo person mund të marrë deri në 4 bileta)

Hapja e dyerve: 17:30

Ju lutemi të respektoni ulëset VIP sipas biletës.

Ejani të gjithë ta përkrahim ekipin tonë dhe ta mbushim ‘Sezai Surroin’!”, shkruan në faqen e KB Bashkimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat