Bashkimi fuqi për Partizanin

Basketboll

Bashkimi fuqi për Partizanin

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 19:13
Pamje nga ndeshja

Kampioni i Kosovës, Bashkimi e ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës Unike në basketboll.

Bashkimi shënoi fitore ndaj Partizanit të Tiranës me rezultat 90:53, në ndeshjen e zhvilluar në Prizren.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte tërësisht e baraspeshuar 36:38, por në pjesën e dytë kampionet e Kosovës ishin bindshëm më të mira për të shënuar fitoren e parë në këtë edicion.

Te Bashkimi më e mira ishte Nicole Destiny me 31 pikë, 11 kërcime e katër asistime, kurse te Partizani, Dasia Evans kishte 18 pikë e nëntë kërcime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat