Bekë Berisha jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Klubit të BasketbollitSigal Prishtina, i cili u emërua tri ditë më parë në Kuvendin Zgjedhor të klubit.
Berisha në mbledhjen e kryesisë, të shtunën ka ofruar dorëheqjen, pas reagimeve për konflikt interesi si politikan dhe deputet i zgjedhur sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar lidhur me zgjedhjen e Bekë Berishës në një pozitë udhëheqëse të KB “Sigal Prishtina”, duke rikujtuar detyrimet ligjore që burojnë nga Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
MKRS ka theksuar se Berisha është deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës dhe se pas betimit duhet të ndërmarrë veprime konkrete për të shmangur çdo konflikt të interesit brenda afateve ligjore.