Trepça fiton me pesë pikë dallim në Gjakovë

Basketboll

Trepça fiton me pesë pikë dallim në Gjakovë

Më: 18 janar 2026 Në ora: 19:21
Pamje nga një ndeshje

Në një sfidë interesante në Gjakovë, klubi i basketbollit Trepça fitoi ndaj Vëllaznimit me shifrat 73:78 (11:24, 15:17,  28:21, 19:16), në javën e 16-të të ProCredit Superligës. 

Mitrovicasit e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri të jashtëzakonshme 2:22, derisa çereku i parë përfundoi 11:24. Periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, sidoqoftë, u kontrollua nga ‘Xehetarët’ që shkuan në pushim me rezultat 26:41. 

Kuqezinjtë në pjesën e dytë ishin më të mirë, duke afruar shifrat në 73:75, por në momentet vendimtare, kampionët me përvojën e tyre vendosën ndeshjen, për fitoren e radhës. 

Më i miri te vendasit ishte Jericole Hellems me 23 pikë e gjashtë kërcime, derisa te mysafirët Mustapha Amzil kishte 14 pikë e shtatë kërcime, kurse 14 pikë shtoi edhe Kenneth Hasbrouck, ndërsa Akili Vining e mbylli ndeshjen me 18 pikë. 

 Vëllaznimi ka pesë fitore e 11 humbje, ndërsa Trepça 13 fitore e tri humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat