Peja 03 sfidohet nga Tirana, Prishtina nga Partizani e Bashkimi nga Flamurtari

Basketboll

Peja 03 sfidohet nga Tirana, Prishtina nga Partizani e Bashkimi nga Flamurtari

Më: 20 janar 2026 Në ora: 12:36
Pamje nga ndeshja

Mesjava sjell përballje interesante në Ligën Unike të Femrave, ku zhvillohet xhiroja e katërt

Takimi i parë do të zhvillohet sot ndërmjet Tiranës dhe Peja 03 .

Skuadra tiranase ka një fitore dhe një humbje në dy ndeshjet e para, ndërkohë skuadra pejane ka katër fitore dhe një humbje .

Të mërkurën pritet një sfidë interesante ndërmjet kampionit Flamurtarit dhe Bashkimit . Skuadra nga Vlora ka një fitore dhe një humbje, derisa kampionet e Kosovës kanë dy fitore dhe një humbje .

Java e katërt do të mbyllet me ndeshjen ndërmjet skuadrave kryeqytetase Prishtina dhe Partizani , ku të dy skuadrat hyjnë vetëm për fitore . Prishtina ka dy fitore dhe një humbje, kurse Partizani ka dy humbje në dy ndeshje.

Liga Unike Femrat – Java 4

E martë

17:00 Tirana – Peja 03

E mërkurë

17:00 Flamurtari – Bashkimi

20:00 Prishtina – Partizani

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat