Michail Kakiouzis nuk është trajner i klubit të basketbollit Sigal Prishtina.
Klubi nga kryeqyteti nuk është në formë të mirë të rezultateve, duke u renditur në vend të gjashtë me 26 pikë pas javës së 18-të.
“Falënderim!
Klubi ynë shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Michail Kakiouzis për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij sezoni, si dhe për bashkëpunimin korrekt dhe angazhimin e vazhdueshëm në punën me ekipin.
Për arsye familjare, nga dita e sotme, trajneri Michail Kakiouzis nuk do të jetë më pjesë e klubit tonë.
I urojmë shumë shëndet, suksese dhe çdo të mirë në vazhdim të karrierës dhe jetës personale”, njofton KB Sigal Prishtina.