Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll hyjnë në ndeshjet e kthimit sonte me dy përballje që premtojnë sfida interesante.
Në takimin e parë, Trepça mposhti Borën me 87:64 dhe është shumë pranë finales. Për t’u kualifikuar për herë të parë në finale, Bora duhet të fitojë me të paktën 24 pikë dallim, një sfidë e madhe për kryeqytetasit. Trepça është fitues aktual i Kupës dhe edicionin e kaluar shpallet edhe kampione dhe fituese e Superkupës.
Në përballjen tjetër, Sigal Prishtina pret Bashkimin e Prizrenit. Prizrenasit fituan takimin e parë 83:67, dhe kryeqytetasit duhet të fitojnë me të paktën 17 pikë dallim për të arritur finalen. Këto ndeshje premtojnë emocione dhe rivalitet të fortë mes skuadrave me traditë të basketbollit kosovar. Finalja e Kupës së Kosovës është e planifikuar për më 18 shkurt.
Orari i gjysmëfinaleve të kthimit:
17:00 Bora – Trepça
20:00 Sigal Prishtina – Bashkimi