Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar listën e gjerë të lojtarëve të ftuar për ndeshjen e dytë parakualifikuese drejt FIBA EuroBasket 2029, në krye me trajnerin Bujar Loci.
Në listë bëjnë pjesë këta basketbollistë:
Valon Bunjaku, Divine Myles, Musab Mala, Jon Ismajli, Mikaile Tmusic, Erjon Kastrati, Arian Qallaku, Muhamedali Janjeva, Samir Zekiqi, Bardh Istrefi, Gëzim Morina, Dardan Kapiti dhe Lis Shoshi.
Ndërkaq, nga shtabi teknik janë ftuar edhe Dardan Berisha, Drilon Hajrizi dhe Meriton Ismaili, por nuk do të jenë në dispozicion për këtë ndeshje. Pas vlerësimit të stafit mjekësor, është konstatuar se lojtarët në fjalë kanë nevojë për kohë shtesë rikuperimi dhe nuk janë në gjendje optimale për paraqitje.
Kosova do të përballet me Sllovakinë më 27 shkurt 2026, ora 19:00, në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029.