Turqit ia plasin serbëve për Kosovën, ja çfarë shpalosin para mijëra tifozëve 

Basketboll

Turqit ia plasin serbëve për Kosovën, ja çfarë shpalosin para mijëra tifozëve 

Nga: K.Goca Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 20:26
Flamuri i Kosovës para mijëra tifozëve turq

Tifozët e klubit të madh turk, Fenerbahce, sonte shfaqën atmosferë për mbamendje në përballje me Partizanin e Beogradit në kuadër të Euroleague në basketboll.

Bukuria e kësaj ndeshje padyshim është paraqitja e flamurit të Republikës së Kosovës në tribuna dhe para mijëra tifozëve.

Kjo i ka elektrizuar keq serbët madje media serbe “Kurir” ka shkruar me siklet se ky është një provokim.

“Tifozët turq shpalosën flamurin e një shteti të rremë gjatë ndeshjes me Partizanin!

Atmosfera në sallë është e nxehtë, dhe tifozët e Fenerbahçes nuk ndalen me provokimet.

Pasi shfaqën një banderolë ofenduese, në tribuna u shfaq edhe flamuri i Kosovës”, shkarravit media serbe..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat