Shumë polemika për ndeshjen e mbrëmshme të basketbollit mes Fenerbahces dhe klubit serb Partizanit nga Beogradi, në kuadër të javës së 29-të të EuroLeague.
Media turke ua kujton serbëve të Partizanit edhe dënimin shembullor që morën më parë për shkak të provokimeve të turpshme në Beograd.
“Në ndeshjen e Javës 29 të EuroLeague ku Fenerbahçe Beko priti Partizanin, tifozët verdhë-kaltër dhanë një përgjigje historike ndaj një flamuri të shfaqur në Beograd më 21 nëntor 2025.

Flamuri i Kosovës nga tifozët e Fenerbahces
Para ndeshjes Partizan-Fenerbahçe Beko në Javën 12 të EuroLeague, një flamur skandaloz dhe sllogan anti-turk të shfaqur në tribunat në Beograd morën dënim të gjerë.
Tifozët serbë shfaqën një flamur gjigant që përshkruante Sulltan Muratin I, i cili fitoi Betejën e Kosovës, duke u martirizuar nga Milosh Obiliq. EuroLeague e gjobiti Partizanin me 20,000 euro për flamurin kontrovers.
Në ndeshjen e javës 29 të EuroLeague ku Fenerbahçe Beko priti Partizanin, verdhë-kaltër dhanë një përgjigje historike me një flamur të shfaqur.
Banderola, e cila kujtonte se Serbia ishte një shtet vasal i Perandorisë Osmane në vitin 1389, paraqiste Sulltan Muratin I dhe ushtarët serbë të gjunjëzuar para tij.
Banderola përfshinte shprehjen "Ju të gjithë jeni bij të turqve" në serbisht”, shkruan media turke “Fanatik”.
Po ashtu gjatë kësaj ndeshje tifozët e ekipit turk shfaqën edhe flamurin e Kosovës, ku i tronditi serbët në mes të Stambollit.