GO+ Peja ka përforcuar radhët me basketbollistin Cecil Williams.
Peja ka synime të mëdha në vazhdim të kampionatin.
Me këtë përforcim besojnë e shpresojnë se do të janë edhe më të fortë në vazhdim të garave.
“Cecil Williams, basketbollisti më i ri i GO+ Peja.
Ju njoftojmë se klubi ynë ka transferuar 30-vjeçarin amerikan, Cecil Williams për pjesën e mbetur të sezonit.
Williams ka zhvilluar karrierë të pasur në liga të ndryshme Europiane si Portugalia, Polonia, Turqia, Rumania, Franca, Greqia.
Së fundmi, Cecil ka pasur eksperiencë edhe në Meksikë”, njofton Peja.