Oklahoma vazhdon marshimin, ngec Detroit, fitore për San Antonio

Basketboll

Oklahoma vazhdon marshimin, ngec Detroit, fitore për San Antonio

Më: 4 mars 2026 Në ora: 12:03
Pamje nga ndeshja

Fitorja e tretë radhazi për kampionët e Oklahoma, që triumfuan 116-108 në fushën e Chicago.

Vendimtar stoli i skuadrës mike, nga ku erdhën 48 pikë.

Pa probleme fiton Miami, që mposhti 124-98 Brooklyn, ndeshje ku u dallua dyshja Adebayo-Herro me 45 pikë.

Fitorja e tretë radhazi edhe për Lakers, që mundën 110-101 New Orleans.

Të gjithë titullarët be Lakers realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Doncic me 27 pikë. Nuk zhgënjen skuadra e New York, forca e tretë në Lindje, që mundi 111-95 Toronto (Brunson 26 pikë).

Vijojnë paraqitjet e mira të San Antonio, që sot triumfuan 131-91 në fushën e Philadelphia. Tetë lojtarë të Spurs realizuan mbi 10 pikë. Zhgënjen skuadra e Detroit, që u mund 113-109 nga Cleveland (Tyson 22 pikë), por Pistons vazhdojnë të kryesojnë në Lindje.

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Dallas, 117-90

Cleveland – Detroit, 113-109

Orlando – Washington, 126-109

Miami – Brooklyn, 124-98

Toronto – New York, 95-111

Chicago – Oklahoma, 108-116

Minnesota – Memphis, 117-110

Philadelphia – San Antonio, 91-131

Lakers – New Orleans, 110-101

Sacramento – Phoenix, 103-114

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat