Sonte dy ndeshje te zjarrta basketbolli

Basketboll

Sonte dy ndeshje te zjarrta basketbolli

Më: 5 mars 2026 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 19:30, do të zhvillohen ndeshje të zjarrta në Superligën e Kosovës në basketboll, ku pritet që të tërheqin vëmendjen e tifozëve.

Pas disa përballjeve të forta në kampionat, skuadrat tentojnë që të shfrytëzojnë avantazhin dhe të marrin pikë për të konsoliduar pozicionin e tyre në fushë.

Ekipi i KB Bashkimi ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Vëllaznimi, ku fokusi dhe përkushtimi kanë qenë maksimal gjatë gjithë javës, me ekipin që është gati për sfidën e radhës, që do të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi”.

Ndërkohë, Golden Eagle Ylli udhëton drejt Prishtinës, tek Pallati i Rinisë dhe Sporteve, atje ku përballet me ekipin eSigal Prishtina.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen sonte në kuadër të xhiros 22 të Superliga e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat