Oklahoma kalon me sukses një pengesë të vështirë siç ishte sfida ndaj New York, fituar 103-100 në sekondat e fundit. Dy ekipe pretendente për titull që dhuruan spektakël në fushë. Holmgren me 28 pikë dhe Shai me 26 u dalluan për kampionët në fuqi të NBA.
Zhgënjen ekipi i Boston, që u mund 118-98 në fushën e tij nga Charlotte. Knueppel me 20 pikë ishte më i miri për miqtë, ndërkohë që nga stoli erdhën 44 pikë. Fiton edhe Philadelphia, 106-102 ndaj Utah Jazz, sfidë ku dyshja Maxey-Walker realizoi 47 pikë së bashku.
Skuadra e Atlanta surprizon Milwaukee, që u mund 131-113. Rikthimi i Antetokounmpo (24 pikë) nuk po jep frutet e duhura te Bucks, ndërsa gjithë titullarët e Atlanta realizuan mbi 12 pikë. Skuadra e Clippers, falë 29 pikëve të Leonard, triumfoi 130-107 ndaj Indiana.
NBA-Rezultatet e sotme
New York – Oklahoma, 100-103
Boston – Charlotte, 89-118
Philadelphia – Utah Jazz, 106-102
Memphis – Portland, 114-122
Milwaukee – Atlanta, 113-131
Clippers – Indiana, 130-107