Bora bindëse, Sigal Prishtinës zhgënjen

Basketboll

Bora bindëse, Sigal Prishtinës zhgënjen

Më: 12 prill 2026 Në ora: 23:30
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Borës fitoi ndaj Sigal Prishtinës 105:67 (39:12, 12:21, 29:13, 25:21) në sfidën e parë çerekfinale të “Play-off”-it.

Vendasit kontrolluan lojën nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore shumë të rëndësishme dhe duke bërë një hap drejt gjysmëfinales.

Pesë basketbollistë te vendasit shënuan pikë dyshifrore, derisa të gjithë lojtarët u aktivizuan në këtë ndeshje, ndërkohë Shaquan Jules dhe Alex Hunter shënuan nga pikë, kurse te mysafirët Dericko Williams shënoi 15 pikë dhe Jon Ismajli 12.

Ndeshja e dytë zhvillohet të enjten në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, derisa në gjysmëfinale, skuadra duhet të shënojë dy fitore,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat