San Antonio hakmerret

Basketboll

San Antonio hakmerret

Më: 7 maj 2026 Në ora: 11:39
Pamje nga ndeshja

New York udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale ndaj Philadelphia, pas fitores 108-102 në sfidën e dytë mes tyre. Skuadra nju-jorkeze i fitoi të dyja përballjet në fushën e saj.

Një përballje e ekuilibruar deri në fund, ku për vendasit u dalluan Jalen Brunson me 26 pikë e OG Anunoby me 24 pikë. Për Philadelphia, Tyrese Maxey realizoi 26 pikë, por që s’mjaftuan.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e San Antonio mundi thellë 133-95 Minnesota, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. Ekipi i Spurs këtë herë nuk zhgënjeu në fushën e tij.

Ndeshje pa histori, komanduar nga vendasit, ku për Spurs 7 basketbollistë realizuan mbi 10 pikë. Madje 55 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.

Konferenca e Lindjes, gjysmëfinale

(1-4), Detroit – Cleveland, (1-0)

(2-3), New York – Philadelphia, 108-102 (2-0)

Konferenca e Perëndimit, gjysmëfinale

(1-4), Oklahoma – Lakers, (1-0)

(2-3), San Antonio – Minnesota, 133-95 (1-1)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat