Detroit fitoi 107-97 ndaj Cleveland në gjysmëfinalen e dytë play off në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve.
Një ndeshje me rivalitet, por në fund Pistons u treguan më të saktë dhe e merituan fitoren.
Cade Cuninngham me 25 pikë dhe Tobias Harris me 21 pikë ishin dy shënuesit më të mirë për skuadrën e Detroit, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Tobias Harris për Cavaliers, që do të luajnë në fushën e tyre dy takimet e radhës.
Po 2-0 udhëheq serinë e ndeshjeve edhe skuadra e Oklahoma, që në fushën e saj mposhti 125-107 Lakers, në gjysmëfinalen e dytë në Konferencën e Perëndimit. Një fitore e merituar e skuadrës kampione në NBA.
Austin Reaves realizoi 31 pikë për skuadrën e Lakers, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Oklahoma, 6 basketbollistë realizuan mbi 10 pikë (Shai e Holmgren me nga 22 pikë secili ishin më të mirët).
Konferenca e Lindjes, gjysmëfinale
(1-4), Detroit – Cleveland, 107-97 (2-0)
(2-3), New York – Philadelphia, (2-0)
Konferenca e Perëndimit, gjysmëfinale
(1-4), Oklahoma – Lakers, 125-107 (2-0)
(2-3), San Antonio – Minnesota, (1-1)