Finalja e dytë e play off-it të Superligës së basketbollit ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit do të zhvillohet sonte në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë.
Në sfidën e parë mitrovicasit triumfuan me rezultatin 94:79, ku kampion do të shpallet skuadra që arrin të shënojë katër fitore.
Ndeshja e dytë si e para do të zhvillohet në Mitrovicë, kurse dy finalet e ardhshme do të zhvillohen në Prizren.
Ndërkohë në palestrën “Minatori”, pritet një atmosferë e zjarrtë nga tifozët e pranishëm. Të dy skuadrat janë përballur me njëra tjetrën edicionin e kaluar në finale, gjithashtu edhe në dy finalet e fundit të Kupës së Kosovës, ku triumfuan “Xehetarët”.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 19:30.