A do të shpallet Trepça kampion, sonte në finalen e katërt me Bashkimin

Basketboll

A do të shpallet Trepça kampion, sonte në finalen e katërt me Bashkimin

Më: 20 maj 2026 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Bashkimi dhe Trepça do të përballen sërish sonte, kësaj radhe në finalen e katërt të play off-it të Superligës.

Sfida pritet të jetë shumë interesante dhe spektakolare, ashtu si gjithë play off-i i elitës.

Kjo ndeshje ka rëndësi më të madhe, ku prizrenasit synojnë fitoren për të ngushtuar serinë finale në 3:1, derisa mitrovicasit me fitoren e sontme mund të shpallen kampion për herë të tretë radhazi.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 19:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat