U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, vizitoi sot kombëtaren e Kosovës A - femrat, para garave evropiane që mbahen gjatë verës.
“Kënaqësi të takohemi me vajzat e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, të cilat po vazhdojnë përgatitjet intensive për Kampionatin Evropian “Small Countries”, që do të zhvillohet nga 23 deri më 28 qershor në Pejë.
Kjo është pjesëmarrja e katërt e Kosovës në këtë garë dhe hera e dytë si organizatore.

Kosova
Ky ekip vazhdon të ndërtojë suksesin e tij historik, pas medaljes së bronztë të fituar në vitin 2021 në Qipro.
Në të njëjtën kohë, mbështetja institucionale për vajzat në sport po rritet vazhdimisht, përfshirë dyfishimin e koeficientit për sportistet dhe trajneret, si dhe programe të reja për zhvillimin e sportit dhe modernizimin e infrastrukturës sportive në gjithë vendin”, ka shkruar U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Haxhiu në profilin e saj në facebook.