Tifozët e Knicks në New York , festojnë fitoren rikthyese magjike: 3:1

Basketboll

Tifozët e Knicks në New York , festojnë fitoren rikthyese magjike: 3:1

Nga: Beqir Sina, New York City Më: 11 qershor 2026 Në ora: 16:38
Fotoilustrim

Knicks bëjnë një seri të pabesueshme në playoff edhe më të mahnitshme, duke u rikthyer me shpejtësi nga 29 pikë disavantazh për të fituar ndeshjen e 4-të kur i duhet dhe vetëm 1 fitore dhe të shpallen kampion e NBA.

Tifozët e Knicks që e kan ndjekur me shumë pasion mbushën rrugët e Manhattanit, Queens, Staten Island, Bronx-it dhe Brooklynit të mërkurën në mbrëmje pas një fitoreje historike rikthyese kundër San Antonio Spurs në ndeshjen e 4-t të finales së NBA-së. 

Turma të mëdha u mblodhën në zemër të New Yorkut jashtë ikonës së tyre Madison Square Garden dhe në Central Park, e Fort Greene për të festuar fitoren 107-106, e cila e çon New York-un një hap larg kampionatit të parë pas 53 vitesh.

Ndeshja dukej e humbur. 

Knicks ishin 29 pikë prapa në fund të pjesës së tretë – deficiti më i madh në histori të finales NBA. Por në një mrekulli sportive, skuadra e Tom Thibodeau u ngrit si feniks shkruan sot shtypi sportiv njujorkez. 

Jalen Brunson udhëhoqi me 36 pikë, 7 asistime dhe 5 rebounde, duke injektuar besim në çdo sulm. OG Anunoby shkëlqeu me 33 pikë dhe vulosi fitoren me një tip-in vendimtar vetëm 1.2 sekonda para fundit, pas një hedhjeje të humbur të Brunsonit.

Si ndodhi kthesa? e madhe

Në çerekun e katërt, Knicks shënuan 55 pikë kundrejt 25 të Spurs, duke shfrytëzuar energjinë e publikut në Garden. Victor Wembanyama i Spurs mbeti në 24 pikë, por nuk mundi dot valën blu-portokalli. Ky është kthimi më i madh në histori të finales një mrekulli që tashmë krahasohet me legjendat e Knicks, thanë komentatorët sportiv .

Festimet e "çmendura" shpërthyen menjëherë në New York City

Në New York tifozët siç kanë bërë gjithmonë në mbështetje të Knicks gjatë playoffs mbushën rrugët e sheshet me tifozë që këndonin, tundnin flamuj dhe përqafonin njëri-tjetrin. Në ndërkohë për komunitetin shqiptar të NYC-së, tifozët e ndoqën serinë në ato që thirren Watch Party dhe entuziazmi i tyre kudo ishte i veçantë.

Kjo fitore i jep Knicks avantazhin 3-1 në seri. Dhe, një fitore tjetër në Game 5 të shtunën në San Antonio do të sillte titullin e lakmuar. Por mbi të gjitha, kjo natë tregoi se në New York, besimi dhe lufta kurrë nuk mbarojnë, thotë shtypi sportiv njujorkez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat