Shqiptari e pagoi me këmbë në Kroaci! Ja çfarë thotë trajneri i Cibonës

Basketboll

Shqiptari e pagoi me këmbë në Kroaci! Ja çfarë thotë trajneri i Cibonës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 qershor 2026 Në ora: 16:39
Jan Palokaj, gjatë finales së mbrëmshme

Cibona e Zagrebit është rikthyer në fronin e basketbollit kroat, duke mposhtur (82:75) Zarën në një finale dramatike në sallën e mbushur “Kreshimir Çosiç”.

Basketbollisti shqiptar me prejardhje nga Kosova, Jan Palokaj, bëri lojë të madhe për Cibonën, duke shënuar 11 pikë në titullin e kampionit të ri të Kroacisë.

Para mediave dolën trajneri i Cibonës, Ivan Rudezh, së bashku me kapitenin Kreshimir Radovçiç.

“Euforia është e jashtëzakonshme!

Së pari dua ta përgëzoj gjithë ekipin tim.

Kur unë dhe Palokaj erdhëm në dhjetor, skuadra qëndroi e bashkuar dhe vazhdimisht theksonte frymën ekipore.

Shumë njerëz nuk besuan tek ne, por trajneri po, ai na motivonte dhe na thoshte se ne mund t’ia dalim.

Jam ende në shok dhe dua ta përgëzoj Zarën për luftën shumë të fortë. Për këto momente luhet dhe jetohet”, tha qendra me përvojë, Radovçiç, transmeton media kroate “Sportske Novosti”.

Nga të gjithë, buzëqeshjen më të madhe e kishte trajneri Ivan Rudezh, arkitekti i rikthimit të Cibonës në fronin e basketbollit kroat.

“Mendoj se kjo ishte një ngjarje fantastike sportive, me një atmosferë dhe tifozëri të shkëlqyer.

Respekt për Zarën. Mendoj se janë një ekip shumë i mirë, i drejtuar shkëlqyeshëm nga trajneri Jusup.

Nga ana e lojtarëve të mi, kjo ishte një arritje luftarake dhe i përgëzoj për këtë. Ata nxorën më të mirën dhe më të keqen nga ne.

Falë përqendrimit në çerekun e tretë arritëm ta kthenim ndeshjen në favorin tonë. Ky trofe do të thotë shumë për ne, sepse i tejkaluam pritjet.

Një Cibonë stabile i duhet basketbollit kroat dhe shpresoj që ky trofe të jetë shtysë për të ndërtuar një klub më të qëndrueshëm.”

Rudezh foli edhe për lëndimin e shqiptarit Jan Palokajt:

“Palokaj u rrëzua dhe lëndimi nuk duket aspak i mirë. Ajo që bëri ai në parket për ekipin nuk do ta harroj kurrë. Ai është një luftëtar dhe në fund e pagoi me këmbën e tij”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat