Kampioni dy herë i NBA-së, Houston Rockets, dhe basketbollisti Amen Tompson kanë arritur marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin edhe për pesë vitet e ardhshme.
Për këtë periudhë, Tompson do të përfitojë 208 milionë dollarë.
Tompson hyri në NBA në vitin 2023, kur u zgjodh si zgjedhja e katërt në draft. Sezoni i kaluar ishte më i miri në karrierën e tij deri tani.
Ai regjistroi mesatarisht 18.3 pikë, 7.8 kërcime, 5.3 asistime dhe 1.5 topa të vjedhur për ndeshje.
Në sezonin e kaluar, Houston Rockets u eliminuan në raundin e parë të plejofit nga Los Angeles Lakers, me rezultat 1–4 në seri.
Tompson ishte edhe më i mirë në plejof, duke shënuar mesatarisht 19.9 pikë, 7 kërcime e 5.5 asistime për ndeshje.
Pra, Houston i ka besuar të ardhmen e skuadrës njërit prej lojtarëve të rinj më premtues, duke i ofruar një kontratë prej 208 milionë dollarësh për pesë vjet.