Prezantohen talenti nga Dinamo dhe amerikani

Basketboll

Prezantohen talenti nga Dinamo dhe amerikani

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 19:21
Mayon Quartlebaum dhe Heljus Kallpakcin

Kamza Basket është përforcuar me dy lojtarë të rinj.

Skuadra e basketbollit për meshkujt ka njoftuar afrimin e amerikanit Mayson Quartlebaum.

Një lojtar që sjell fizikalitet, energji dhe mentalitetin e duhur për të shtyrë ekipin përpara drejt arritjes së objektivave që ka kjo skuadër.

Gjithashtu, një ditë më parë, Kamza prezantoi edhe talentin që vjen nga Dinamo, Heljus Kallpakcin.

Ky i fundit është aktivizuar me kryeqytetasit në edicionin 2025/26 në Kampionatin Kombëtar U-18 për Djemtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat