Dr. J nuk ka dilema: Wembanyama do ta ndryshojë NBA-në

Basketboll

Dr. J nuk ka dilema: Wembanyama do ta ndryshojë NBA-në

Nga: K.G. Më: 9 shtator 2026 Në ora: 17:43
Pamje nga ndeshja

Legjenda e NBA-së, Julius Erving, i njohur si Dr. J, thotë se basketbollisti i San Antonio Spurs, Victor Wembanyama, do ta ndryshojë ligën NBA, përkatësisht se qendrat do ta marrin sërish rolin kryesor.

Nga viti 1956 deri në vitin 1980, pikërisht qendrat dominonin në NBA dhe zakonisht çmimet MVP i fitonin ata. Dominimin e nisën Bill Russell dhe Wilt Chamberlain, të cilët së bashku fituan 13 çmime MVP si lojtarët më të vlefshëm të sezonit. Më pas, këtë çmim e fituan edhe Wes Unseld, Willis Reed, Kareem Abdul-Jabbar, Bob McAdoo, Bill Walton dhe Moses Malone.

Në vitet 1980, në fokus ishin lojtarë si Dr. J, Larry Bird dhe Magic Johnson, pas së cilës pasoi dominimi i Michael Jordan.
Nga viti 1984 deri në vitin 2020, vetëm tre qendra e fituan çmimin MVP të sezonit të rregullt: Hakeem Olajuwon, David Robinson dhe Shaquille O'Neal. Në gjashtë vitet e fundit, Nikola Jokiq ka fituar tri çmime MVP, Joel Embiid një, ndërsa në dy sezonet e fundit trofeu ka përfunduar në duart e organizatorit të Oklahoma City, Shai Gilgeous-Alexander.

“Mendoj se Wembanyama do t'i ndryshojë gjërat, do ta ndryshojë NBA-në dhe situatën në të. Sot, mbrojtësit dhe krahët dominojnë në parket, ndërsa në kohën time ishin qendrat ato që dominonin.

Mendoj se nga viti 1966 deri në vitin 1982, vetëm qendrat e fitonin trofeun MVP, me përjashtim të Oscar Robertson. Më pas gjërat ndryshuan dhe mbrojtësit u bënë lojtarët kryesorë, por Wemby do t'i ndryshojë përsëri gjërat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat