Trepça e Mitrovicës është gati për sfidën finale të Superlkupës së Kosovës në basketboll. Mitrovicasit do të ndeshen me Rahovecin më 15 shtator (19.00).
“Përfundoi faza përgatitore!
Me ndeshjen e sotme ndaj Rabotnickit, i dhamë fund fazës përgatitore. Tash jemi të fokusuar te ndeshja e parë zyrtare më 15 shtator në Rahovec, për Superkupën e Kosovës.
Të gatshëm për betejën e radhës”, - thuhet nga KB Trepça.