Ku ishin Edita Medunjanin dhe Rrezarta Kqiku?

Basketboll

Ku ishin Edita Medunjanin dhe Rrezarta Kqiku?

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 13:11
Pamje

Edita Medunjanin, Menaxhere e Projekteve në FBK dhe Rrezarta Kqiku, Asistente Ekzekutive në FBK, morën pjesë në Takimin e Komitetit Drejtues të Projektit Inovativ SHOOTER, të zhvilluar në Dublin të Irlandës.

Gjatë takimit u diskutua për progresin e projektit, rezultatet e fazës së pilotimit dhe hapat e ardhshëm, ndërsa u prezantuan edhe funksionalitetet e reja të platformës SHOOTER.

Projekti synon t'u ofrojë federatave evropiane të basketbollit mjete moderne digjitale për menaxhim dhe administrim më efikas.

SHOOTER udhëhiqet nga Federata e Basketbollit të Katalonisë dhe realizohet në bashkëpunim me federatat e Irlandës, Bullgarisë dhe Kosovës, me mbështetjen e programit Erasmus.

Pjesëmarrja e FBK-së në këtë projekt është një tjetër hap drejt digjitalizimit, modernizimit dhe avancimit të kapaciteteve institucionale të basketbollit në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat