BC Roma zbulon logon zyrtare

Basketboll

BC Roma zbulon logon zyrtare

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 14:29
Logo

“Romë, kjo histori fillon këtu dhe ne e shkruajmë së bashku”.

Ky është slogani i përdorur nga Klubi i Basketbollit Roma në ceremoninë ku u zbulua logo zyrtare e ekipit kur nga fillimi i kampionatit të Serie A mungojnë më pak se dy javë.

Klubi roman, në pronësi të Luka Donçiç dhe Donnie Nelson, i cili mori shoqwrinw, e cila zotwrohej nga Vanoli Cremona, lançoi njëkohësisht profilin e tij në Instagram.

Siç u njoftua nga klubi, qendra e stemës paraqet Perëndeshën Roma, e frymëzuar nga pamjet e saj në monedhat e lashta romake dhe e riinterpretuar në një mënyrë bashkëkohore.

Ky simbol kujton rrënjët, identitetin dhe forcën e qytetit dhe BC Roma e ka zgjedhur atë si elementin qendror të gjuhës së saj të re vizuale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat