Granit Rugova pjesë e programit FIBA NXT Leaders

Basketboll

Granit Rugova pjesë e programit FIBA NXT Leaders

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 13:53
Granit Rugova

Granit Rugova, Drejtor i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në Federatën e Basketbollit të Kosovës, është pranuar në programin FIBA NXT Leaders.

Bëhet fjalë për një program të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA), i cili synon të zhvillojë dhe përgatisë gjeneratën e ardhshme të liderëve në basketboll.

Pjesëmarrësit kanë mundësi të avancojnë profesionalisht, të shkëmbejnë përvoja me profesionistë nga vende të ndryshme dhe të krijojnë kontakte në nivel ndërkombëtar.

Për Rugovën, kjo përfaqëson një mundësi të re për zhvillim profesional dhe një tjetër përfaqësim të Federatës së Basketbollit të Kosovës në programet ndërkombëtare të FIBA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat