Kawhi Leonard më në fund arrin marrëveshje me Toronton

Basketboll

Kawhi Leonard më në fund arrin marrëveshje me Toronton

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 23:59
Kawhi Leonard

Ylli i NBA-së, Kawhi Leonard, më në fund ka arritur marrëveshje për të gjitha detajet me Toronto Raptors dhe së shpejti pritet të vendosë edhe zyrtarisht firmën në një kontratë dyvjeçare.

Kontrata ka vlerë prej 115 milionë dollarësh, ndërsa përmban edhe një klauzolë për vazhdimin e saj për edhe një sezon, raporton ESPN.

Shkëmbimi mes Toronto Raptors dhe Los Angeles Clippers u miratua javën e kaluar nga NBA, edhe pse të dyja skuadrat kishin arritur marrëveshjen që më 30 qershor.

Me këtë lëvizje, Leonard rikthehet te skuadra me të cilën në vitin 2019 fitoi titullin e kampionit të NBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat