Ky është realiteti i Kosner Baskonias para ndeshjes së saj të parë në Euroligë 

Basketboll

Ky është realiteti i Kosner Baskonias para ndeshjes së saj të parë në Euroligë 

Më: 24 shtator 2026 Në ora: 16:49
Pamje nga ndeshja

Olympiacos viziton një skuadër të Vitorias që është shumë e dobësuar në brendësi, me Alex Len tashmë të larguar pas ndërprerjes së kontratës dhe me Paolo Galbiati nën pikëpyetje që prej sezonit të kaluar.

“Pa qendra, me përforcime që ende priten të mbërrijnë, pothuajse pa pasur mundësi të zhvillojë një fazë përgatitore normale për shkak të dëmtimeve dhe me një trajner që është tashmë nën presion para se të fillojë sezoni.

Ky është realiteti i Kosner Baskonias para ndeshjes së saj të parë në Euroligë.

Dhe për ta bërë situatën edhe më të vështirë, ndeshjen do ta luajë këtë të enjte në orën 20:30, kundër Olympiacosit, kampionit aktual të Evropës”, ka shkruar media spanjolle “Marca”

Vera, si pothuajse çdo vit, ka qenë e trazuar për skuadrën e Baskonias.

Edhe një herë, klubi ka parë të largohen disa prej lojtarëve të tij kryesorë.

Gjithashtu, Baskonia mendonte se trajneri Paolo Galbiati do të largohej drejt Barcelonës, por marrëveshja nuk u realizua.

Klubi nuk e dëshironte më atë dhe, në fakt, prej muajsh në Vitoria është përmendur emri i Velimir Perasoviq si zëvendësues i mundshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat