Peja mposht Trepçën në “Minatori”!
Në ndeshjen e parë të këtij edicioni për pejanët, ata fituan në Mitrovicë me rezultat 81:87, në ndeshjen e javës së dytë të elitës së basketbollit të Kosovës.
Robert Smith shkëlqeu me 24 pikë, përfshirë pesë treshe, ndërsa Trevor Moore shtoi 21 pikë, po ashtu me pesë treshe.
Te Trepça, Drilon Hajrizi realizoi 17 pikë.
Bashkimi kryeson me 4 pikë, pasojnë Peja me 4 dhe Trepça ka 3 pikë.