​Superkupa e Kosovës në basketboll, sonte finalja Trepça - Bashkimi

Basketboll

​Superkupa e Kosovës në basketboll, sonte finalja Trepça - Bashkimi

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 10:49
Fotoilustrim

Finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet sonte, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Trepça dhe Bashkimi.

Ndeshja finale do të zhvillohet nga ora 19:00, në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Trepça dhe Bashkimi do të kërkojnë trofeun e Superkupës në një përballje që pritet të sjellë spektakël dhe emocione për adhuruesit e basketbollit.

Vëmendja e basketbollit kosovar sonte do të jetë e përqendruar në Rahovec, aty ku do të përcaktohet fituesi i edicionit të sivjetmë të Superkupës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat