Luka Donçiç mezi pret të udhëheqë Lakers, tani pa legjendarin LeBron James

Basketboll

Luka Donçiç mezi pret të udhëheqë Lakers, tani pa legjendarin LeBron James

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 13:36
Luka Donçiç

Lideri i Lakers, Luka Donçiç , ka thënë se mezi po pret të marrë “udhëheqjen” e skuadrës pas largimit të LeBron James drejt Philadelphia. “Është një sfidë e re, natyrisht.

Por kam qenë shpesh në këtë situatë, që kur kam qenë i ri, kështu që nuk është diçka e re. Ndihem mirë, jam gati dhe mezi po pres”, – është shprehur 27-vjeçari slloven.

Doncic nuk luan në NBA që nga dëmtimi në fillim të prillit kundër Thunder. I transferuar në California në shkurt të 2025-ës, pas një qëndrimi të gjatë në Dallas, Doncic duhet të menaxhojë sa më mirë trashëgiminë e lënë nga LeBron James.

Slloveni ka pasur një mesatare prej 33 pikësh për ndeshje sezonin e kaluar, para se të dëmtohej.

Sezonin e ri Luka Donçiç mund të mbështetet te Austin Reaves dhe disa lojtarë të rinj të ardhur në skuadër, mes të cilëve Walker Kessler nga Utah Jazz.

“Është një vlerë e shtuar për ne. Ai mbron rrethin, por ka bërë edhe një progres të jashtëzakonshëm në aspektin ofensiv. Do të na ndihmojë shumë”, – theksoi Doncic. Më 21 tetor Lakers do të nisin sezonin kundër Golden State Warrior.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat