Peja mikpritëse e Superkupës së Kosovës për Femra 2026

Basketboll

Peja mikpritëse e Superkupës së Kosovës për Femra 2026

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 15:08
Trofeu

Bordi i FBK-së ka miratuar kërkesën e KBF Peja 03 për organizimin e Superkupës së Kosovës për Femra 2026.

“Finalja do të zhvillohet më 6 tetor, nga ora 19:00, në Palestrën Sportive “Karagaçi” në Pejë, ku për trofe do të përballen: KBF Bashkimi - KBF Peja 03”, ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës.

Ndeshja pritet me padurim nga dashamirët e kësaj loje.

Peja apo Bashkimi, cila do të fitojë trofeun e parë në edicionin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat