“Arpagjikt” hedhin mjete piroteknike, ndërprehet finalja e Superkupës në basketboll.
Është ndërprerë finalja e Superkupës së Kosovës mes Trepçës dhe Bashkimit.
Finalja e cila po mbahet në “Mizahir Isma” të Rahovecit, u ndërpre pas hedhjeve të mjeteve piroteknike nga tifozët e klubit prizrenas, “Arpagjikt”.
Situata u përshkallëzua pas ndëshkimit me teknike të Arian Azemit, nga gjyqtari Xhelal Mumini që zemëroi tifozët prizrenas.