Trepça në epërsi ndaj Bashkimit pas pjesës së parë të Superkupës

Basketboll

Trepça në epërsi ndaj Bashkimit pas pjesës së parë të Superkupës

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 22:01
Fotoilustrim

KB Trepça po avancon 44-35 ndaj KB Bashkimit pas dy çerekëve në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës, që po zhvillohet sonte në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë dhe e mbyllën çerekun e parë me epërsi 24-22, ndërsa në të dytin krijuan shkëputje më të madhe.

Shannon Shorter është më efikasi te Trepça me 13 pikë, 3 kërcime dhe 1 asistim, ndërsa Jacori Payne ka realizuar 11 pikë me 5/5 nga loja.

Te Bashkimi, Adrio Bailey ka 10 pikë e 6 kërcime, ndërsa Drilon Hajrizi ka shënuar 7 pikë. Dardan Kapiti ka shtuar 6 pikë, të gjitha nga gjuajtjet e lira.

Trepça kërkon trofeun e parë të sezonit, ndërsa Bashkimi synon përmbysjen në pjesën e dytë të finales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat