Bashkimi i Prizrenit është fitues i Superkupës së Kosovës në basketboll.
Ekipi prizrenas triumfoi pas vazhdimeve me rezultat 103:93 (22:24, 18:22, 28:24, 19:17 – 16:6) ndaj Trepçës, në një finale dramatike dhe maratonike, e cila filloi në orën 19:00 dhe përfundoi pas orës 22:00.
Ndeshja në kohë e rregill përfundoi baras (87:87) dhe pas vazhdimeve Bashkimi e mposhti kampionin në fuqi.
Ndeshja u ndërpre për më shumë se 35 minuta për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike nga tifozët, çka shkaktoi edhe probleme në tribuna.
Finalja u zhvillua në një atmosferë të zjarrtë në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec.
Trepça e nisi më mirë ndeshjen dhe në minutën e gjashtë avancoi 17:11, ndërsa në minutën e nëntë epërsia ishte ngushtuar në vetëm tri pikë, 20:18. Çereku i parë u mbyll 24:22 në favor të mitrovicasve.
Në minutën e 15-të, Trepça kryesonte 29:25, ndërsa pesë minuta më vonë rezultati ishte 42:35. Pikërisht atëherë ndeshja u ndërpre për më shumë se 35 minuta për shkak të incidenteve të shkaktuara nga tifozët.
Pas ndërprerjes, tifogrupet “Torcida” dhe “Arpagjikët” u larguan nga palestra “Mizahir Isma”.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 46:40 në favor të Trepçës.
Çereku i tretë i takoi Bashkimit. Në minutën e 27-të, skuadra prizrenase kaloi në epërsi prej pesë pikësh, 55:60, ndërsa në minutën e 29-të rezultati ishte 63:65.
Në minutën e 30-të, Bashkimi barazoi rezultatin në 68:68, duke e bërë edhe më dramatike finalen.
Çereku i fundit ishte i jashtëzakonshëm. Në minutën e 35-të, Trepça kryesonte 77:76, por një seri 0:4 e Bashkimit bëri që prizrenasit të kalonin në epërsi, 77:80.
Një treshe e Trepçës e riktheu epërsinë e mitrovicasve në 84:83.
Në 22 sekondat e fundit, rezultati ishte 84:84, ndërsa një treshe i dha Bashkimit epërsinw me rezultat 84:87 dhe u barazua 87:87.
Finalja shkoi në vazhdime 5 minuta dhe Bashkimi fitoi me rezultat 103:93..
trofeun e Superkupës së Kosovës.
Te Trepça, më efikasi ishte Ja'cori Payne me 22 pikë, i ndihmuar nga Matt Mobley me 21 pikë.
Te Bashkimi u dallua Shannon Shorter me 23 pikë, ndërsa Adrio Bailey kontribuoi me 23 pikë e Lejson Zeqiri me 18.