Olympiacos fiton në Kaunas

Basketboll

Olympiacos fiton në Kaunas

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 23:02
Pamje nga ndeshja

Emocione dhe spektakël ka sjellë Euroliga e basketbollit.

Një “betejë” e vërtetë është zhvilluar në Kaunas, aty ku kampionët në fuqi të Olympiacos kanë mposhtur 93:91 vendasit e Zalgiris.

Ndeshja ka qenë e ekuilibruar, e luftuar në çdo pikë, por në fund janë grekët ata që festojnë dhe marrin fitoren e dytë në po aq ndeshje të luajtura.

Lituanezët fitojnë periodën e parë 24-21, grekët reagojnë duke fituar të dytën 23-20. Pjesa e parë mbyllet në barazim 44-44. Olympiacos fiton periodën e tretë 20-19 dhe të katërtën 29-28.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat