Figura qendrore e finales së Superkupës së Kosovës

Basketboll

Figura qendrore e finales së Superkupës së Kosovës

Nga: K.G. Më: 30 shtator 2026 Në ora: 13:05
Basketbollisti Shannon Shorter

Bashkimi i Prizrenit është fitues i Superkupës së Kosovës në basketboll, pasi mposhti Trepçën me rezultat 103:93 (koha e rregullt 87:87), pas vazhdimeve, në një finale dramatike.

Ndeshja ishte e luftuar deri në fund, ndërsa pas përfundimit të kohës së rregullt skuadrat iu drejtuan vazhdimeve.

Në minutat shtesë, Bashkimi ishte më efikas dhe arriti ta sigurojë fitoren dhe trofeun.

Basketbollisti Shannon Shorter ishte protagonist kryesor i Bashkimit dhe u shpall MVP i finales.

Ai e përfundoi ndeshjen me 23 pikë dhe 4 asistime, duke udhëhequr ekipin e tij drejt triumfit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat