Basketbollisti Lejson Zeqiri ishte figura qendrore e Bashkimit të Prizrenit në tre javët e para të elitës së basketbollit të Kosovës.
Zeqiri ka treguar lojë të mirë edhe në fitoren me rezultat 84:76 ndaj kampionit në fuqi Trepçës së Mitrovicës.
Në tre ndeshjet e para Bashkimi ka po aq fitore, duke kryesuar renditjen me 6 pikë të mbledhura.
“Këto janë statistikat e Lejson Zeqirit, lojtarit më të mirë të muajit shtator në ProCredit Superligë.
17.5 pikë dhe 6 kërcime për ndeshje dhe index 18.
Zeqiri dha kontribut të rëndësishëm në dy fitoret e Bashkimit në dy ndeshjet e kampionatit dhe në triumfin në ProCredit Superkupën e Kosovës”, ka shkruar FBK.