Gjyqtari malazez vdes gjatë ndeshjes

Basketboll

Gjyqtari malazez vdes gjatë ndeshjes

Nga: K.G. Më: 4 tetor 2026 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Branko Shariq, një gjyqtar 22-vjeçar i basketbollit nga Mali i Zi, ka ndërruar jetë papritur gjatë një ndeshjeje miqësore në Tivat.
Sipas raportimit, Shariq u ndje keq gjatë ndeshjes mes Teodos dhe Vukovëve.

I pari që i erdhi në ndihmë ishte fizioterapisti i klubit të Tivatit, Boris Knezheviq, i cili i dha ndihmën e parë deri në mbërritjen e ekipit të urgjencës.

Gjyqtari i ri u transportua me urgjencë në spitalin e Kotorrit, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Sgariq ishte nga Kotori dhe ishte pjesë e listës zyrtare të gjyqtarëve të Federatës së Basketbollit të Malit të Zi.

Sipas të dhënave të federatës, ai ishte në listën AB të gjyqtarëve dhe rregullisht caktohej për të drejtuar ndeshje në garat e basketbollit malazez.

Lajmin për vdekjen e tij e ka publikuar Radio-Televizioni i Malit të Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat